RTV21 mëafër bashkatëdhetarëve

RTV21 mëafër bashkatëdhetarëve

Edhe sivjet Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, është i mbushur me bashkatdhetarë të cilët vijën për pushime në Kosovë.

Bashkatdhetarët edhe kësaj radhe u pritën në një mënyrë të veçantë nga gazetari i RTV21, Visar Kalludra në kuadër të emisionit “21 Gradë .

Për t’iu uruar mirëseardhje mërgimtarëve, RTV21 vendosi t’i pres ata me ëmbëlsira. E për ta bërë ardhjen e tyre edhe më të ngrohtë, Visari mbante veshur një maicë me një shkrim “A ma mirë ktu a atje”.

Megjithatë, një bashkatëdhetar bëri apel për qytetarët e Kosovës, duke thënë më mirë është në Kosovë se sa në Zvicër.

“Sa për bukë, me hangër bukë keni në Kosovë me 0.20 cent, nuk ki nevojë me shku atje me i dhanë 6 euro”, u shpreh ai.

Diaspora vazhdon të jetë burim financiar për familjet dhe ekonominë kosovare, ku vetëm për tre muajt e parë të këtij vitit kanë shënuar 170 milionë e 500 mijë euro që është një rritje prej 7.1 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar./21Media