Në vitin 1998 dhe 1999 hapen dyert për shqiptarët e Kosovës

Në vitin 1998 dhe 1999 hapen dyert për shqiptarët e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka dekoruar banorët e fshatit Çegran të Komunës së Gostivarit me “Urdhrin e Lirisë” për shkak se në vitin 1998 dhe 1999 hapen dyert për shqiptarët e Kosovës të cilët po largoheshin nga lufta.

“Afër një milion shqiptarë nga Kosova u detyruan t’i braktisin shtëpitë e tyre për të shpëtuar nga masakrat e regjimit serb në vitin 1998 dhe 1999. Një pjesë e madhe e tyre u strehuan në fshatin Çegran të Komunës së Gostivarit. Për mikpritjen, bujarinë dhe mbështetjen vëllazërore për qytetarët e Kosovës, sot kam dekoruar banorët e Çegranit me ‘Urdhrin e Lirisë’”, tha Thaçi.