Miriam Cani po vjen me diçka të re

Miriam Cani po vjen me diçka të re

Ka një kohë të gjatë që këngëtarja nga Shqipëria, Miriam Cani nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikorë, e kjo për shkak se ajo i është dedikuar tërësisht vajzës së saj,  Amelie.

Mirëpo, si duket ajo tani është e gatshme që të rikthehet me një këngë të re ose të paktën kështu na ka lënë të nënkuptojmë përmes fotos që ka publikuar në Instagram, shkruan rtv21.tv

Në foto Miriami shihet në studion e burrit të saj, kantautorit Alban Skenderaj, i cili duket shumë i koncentruar në punën e tij.

“Në studio bëhet gjithmonë shumë serioz” ka shkruar Miriami./21Media