Nënë e bijë po duken shumë bukur

Nënë e bijë po duken shumë bukur

Këngëtarja e njohur, Miriam Cani dhe këngëtari  Alban Skenderaj vite më parë e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Ndërsa si frytë i dashurisë së tyre para tri viteve erdhi vajza  të cilën e pagëzuan me emrin, Ameli.

Çifti janë shumë të rezervuar sa i përket publikimit të fotografive të vajzës, duke i veçuar vetëm rastet e veçanta, shkruan rtv21.tv

E së fundmi, vetë Miriami në Instastory ka publikuar një imazh tejet të ëmbël bashkë me vajzën, teksa shihet duket e mbajtur në prehër Amelin.
“Dashuria ime”, është mbishkrimi që Miriami  e ka lënë mbi këtë fotografi.

Kujtojmë se, Albani dhe Miriami ka më shumë se një dekadë që janë  bashkë, ata njihen si një ndër çiftet që arritën shumë mirë ta ruajnë lidhjen e tyre, pavarësisht famës. /21Media