Nënë e bijë duken shumë të lumtura

Nënë e bijë duken shumë të lumtura

Këngëtarja e mirënjohur, Miriam Cani krahas sukseseve profesionale, ndihet e plotësuar edhe në sferën personale, ajo është një nënë shumë  epërkushtuar.

Miriami është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, ku përveç fotografive nga jeta profesionale, herë pas here ndan me fansat e saj momente nga jeta private.

Në mëngjesin e sotëm, ajo ka publikuar një fotografi mjaft të bukur bashkë me të bijën Amelin, ku afër njëra- tjetrës ato po duken shumë të lumtura.

“Mirëmëngjes”- ka shkruar ajo poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.

“Në parajsë” mbanë titullin kënga më e re e Miraimit, të cilën e ka publikuar në nëntor. Tekstin e kësaj këngës e ka shkruar, Alban Skënderaj, ndërsa për muzikën është përkujdesur, Kledi Bahiti. /21Media