E freskët dhe e bukur pa grim shfaqet artistja

E freskët dhe e bukur pa grim shfaqet artistja

Këngëtarja shqiptare Miriam Cani i ka dhënë vulë bukurisë së saj me postimin e fundit në Instagram. 32 vjeçarja ka publikuar një fotografi në të cilën shihet se është pa grim.

Përkundër kësaj, artistja duket me të vërtetë mahnitëse me një maicë të bardhë dhe flokë të lidhura, shkruan rtv21.tv

“Drita gjithmonë e gjen rrugën drejt teje”, është mbishkrimi që ajo i ka dhënë fotografisë.

Ndryshe, kujtojmë se së fundmi Miriami ka publikuar një fotografi në studio dhe mbase po sjellë diçka të re për adhuruesit e muzikës së saj./21Media