Mirjeta ka pësuar një "incident"

Mirjeta ka pësuar një “incident”

Ish-Miss Kosova, Mirjeta Shala është shumë aktive në rrjetet sociale aty ku poston fotografi të shumta, me pamje gjithmonë mahnitëse.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto në Instagram, me të cilën tregoi se ka pësuar një ‘incident’ të vogël bashkë me miken e saj.

Ajo ka treguar se e ka djegur ballin dhe shkaktar i kësaj ishte një figaro.

“Kur munohum mu ba bakaroshe une edhe Edona Tahiri djegim trup e ball njejten kohe. Figaro ne të urrejmë për një kohë” ka shkruar Mirjeta./21Media