Ditë e veçantë për këngëtaren

Ditë e veçantë për këngëtaren

Për këngëtaren e njohur të skenës muzikore, Mirsa Kërqelin sot është një ditë e veçantë.

Këngëtarja e hitit “Djaloshi im” sot feston ditëlindjen e 32-të, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, këngëtarja duket se ka pranuar urime nga familjarë, miqtë e kolegët që nga ora 00:00, urime këto, të cilat ajo i ka publikuar në Instastory.

Mirsa tash e sa vite jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

Këngëtarja e mirënjohur Mirsa Kërqeli, e cila për ca kohë kishte pauzuar nga skena muzikore, vitin e kaluar është rikthyer me disa përpunime të këngëve, si: “Pa fat”,“E dashuruar”, “Jarani jem”/21Media