Mirsa e lumtur pranë bashkëshortit

Mirsa e lumtur pranë bashkëshortit

Edhe pse dikur ishte mjaftë aktive në skenën shqiptare, këngëtarja Mirsa Kerqeli ka kohë që nuk është parë në ekranet tona me këngë e klipe të reja.
Duket se ajo është shumë e përkushtuar ndaj familjes së saj dhe është duke shijuar çdo moment e të qenit nënë.

Së fundi Mirsa llogarinë e saj Instagram, e ka shfrytëzuar për ta uruar bashkëshortin e saj  Granitin për ditëlindjen e tij. Këngëtarja ka publikuar dy fotografi të bashkuara , ajo e Graniti duken të buzëqeshur afër njëri tjetrit.

“Urime ditëlindjen dashuria ime”, ka qenë shkrimi i hedhur poshtë fotografisë së publikuar nga Mirsa në rrjetin social Instagram.


Mirsa tash e sa vite jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre.
Ndryshe, këngëtarja e mirënjohur Mirsa Kërqeli, e cila për ca kohë kishte pauzuar nga skena muzikore, tashmë po sjellë disa përpunime të këngëve./21Media