Mirsa po sjellë edhe një risi

Mirsa po sjellë edhe një risi

Këngëtarja e mirënjohur Mira Kërqeli, e cila në muajin korrik u rikthye me një video cover me këngë të përpunuara bashkë me Butrint Rashitin, edhe kësaj radhe duket se po na freskon me një cover.

Ajo ka paralajmëruar në Instagram ndjekësit e saj se po sjellë edhe një cover të radhës “O jaran”, baladë të cilën ajo e ka përzgjedhur këtë herë ta publikoj, por nuk ka dhënë detaje se kur po pritet të publikohet.

“Miq, dashamire dhe adhurues te muzikes sime, ky eshte coveri im i radhes qe do e publikoj ne kuader te disa coverave qe i kam punuar kete vere. ” O Jaran ” eshte balada te cilen e kam zgjedhur kete here ta publikoj me shprese qe do ju pelqej. Faleminderit per perkrahjen e pa ndalshme te gjitheve, ndegjim te kendshem. Me respekt Mirsa”, ka shkruar Mirsa në mbishkrimin e fotografisë.

Mirsa, njihet për hitet e saj “Punë e Madhe”, bashkëpunim me Lyrical Son, “Buzën mbi buzë” bashkëpunim me Gencin, “Në banesën time”, e shumë hite të tjera.

Kujtojmë se tash e sa vite Mirsa jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre./21Media