Pak ditë më parë ajo u bë nënë për herë të dytë

Pak ditë më parë ajo u bë nënë për herë të dytë

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Mirsa Kerqeli, ka kohë që nuk ka sjellur ndonjë projekt muzikor. Por, të rejat nga jeta e saj private nuk po ndalen. Ajo së fundmi është bërë nënë për herë të dytë, duke sjellur në jetë vajzën e quajtur Ana, shkruan rtv21.tv

Këngëtarja në rrjete sociale ka postuar fotografinë e vajzës së saj, Anës, e cila duket aq e ëmbël duke fjetur.

Kujtojmë se Mirsa, prej që është martuar jeton në Amerikë bashkë me burrin dhe djalin 3 vjeçar Tiarin, e tani edhe me Anën e vogël./21Media