Misi i Krimesë gjobitet pasi këndoi këngë ukrainase

Autoritetet ruse në Krime, të cilën Moska e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, kanë gjobitur një mbretëreshë bukurie lokale për këndimin e një kënge ukrainase.
Olga Valeyeva u akuzua për diskreditimin e ushtrisë ruse dhe promovimin e simboleve ekstremiste, pasi në një video u pa ajo duke kënduar një këngë të popullarizuar në mesin e nacionalistëve ukrainas, shkruan BBC.
Marshimi ushtarak i shekullit të 19-të është i popullarizuar në mesin e nacionalistëve ukrainas.
Valeyeva, e cila tha se nuk ishte në dijeni të lidhjeve të këngës, u gjobit me 40,000 rubla ruse.
Një grua e dytë që kishte kënduar këngën së bashku me të iu dha 10 ditë burg.
Ministria e Brendshme e Krimesë e instaluar nga Rusia postoi një video ku dy gratë kërkojnë publikisht falje për këndimin e këngës.
Valeyeva, 34 vjeçe, fitoi konkursin “Miss Krimea 2022” i mbajtur në Sevastopol në fund të majit, duke shkaktuar disi sensacion në rrjetet sociale me tatuazhet e saj.
“Unë thjeshtë këndova një këngë ukrainase pa e ditur kuptimin”, citohet të ketë thënë Valeyeva për videon e postuar./21Media

 

Back to top button