Mitrovica do të bëhet me Qendër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Sot nënshkruhet marrëveshja

Sot bëhet lansimi i programit financiar për inovacion dhe ndërmarrësi për financimin e bizneseve fillestare – “Start-up”.

Sipas njoftimit, ky program i mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare për sektorin privat dhe të rinjtë ka për qëllim përkrahjen e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në funksion të fuqizimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Gjithashtu, do të bëhet edhe nënshkrimi  i marrëveshjes për hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarësisë në Mitrovicë.

Përveç ministrit Besim Beqaj, pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ministri i Financave, Bedri Hamza.

Ngjarja mbahet në Universitetin e Mitrovicës, duke filluar nga ora 11:30.

Back to top button