Mitrovica mposht Kosovën P

Mitrovica mposht Kosovën P

Mitrovica e ka fituar Kupën e Kosovës duke e mposhtur skuadrën Kosova P me rezultat 7-1, në kuadër te kategorisë se vajzave në futboll.

Mitrovicaset e nisën mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi me kapitenen Xhemile Berisha në minutën e 12’.

Epërsinë e dyfishoi Liridona Syla në minutën e 23’.

Për rezultatin 3-0 shënoi Kaltrina Biqkaj në minutën e 29’.

Kosova e Prishtinës e ngushtoi epërsinë në minutën e 35’ me Verona Berishën.

Për rezultatin përfundimtar të pjesës së parë shënoi Donjeta Halilaj, nga gjuajtja e lirë në minutën e 45+2’.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola. Fillimisht shënoi Xhuli Berisha ne minutën e 51’ për rezultatin 5-1.

Dy golat e fundit për rezultatin 7-1’ i shënoi Kaltrina Biqkaj, duke e kompletuar hat-trickun e saj në këtë ndeshje.

Mitrovica e kishte fituar edhe në vitin e kaluar Kupën e Kosovës duke e mposhtur Hajvalinë me rezultat 2-1./kallxo