Nesër publikohet kënga kushtuar Mitrovicës

Nesër publikohet kënga kushtuar Mitrovicës

Artistët e njohur shqiptarë: Gili, Enis Potoku, Teuta Kurti, Vullnet Sefaja dhe Linda Hakaj janë bashkuar për t’i kënduar Mitrovicës.

Ky lajm u bë i ditur pak ditë më parë nga vet Teuta Kurti, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook kishte publikuar një foto, në të cilin kishte shkruar “Diçka për Mitrovicën A…Befasi së shpejti”.

Kënga do të publikohet nesër në orën 18:00, shkruan rtv21.tv

Tekstin dhe muzikën e këngës e ka bërë Ilir Berani, ndërsa orkestrimin Florent Boshnjaku.

Lajmin për publikimin e këngës e ka bërë Ilir Berani në rrjetin social Facebook, shkruan rtv21.tv


Kujtojmë që ky është bashkëpunimi i parë në mes të pesë artistëve dhe njëkohësisht bënë rikthimin e disa prej tyre në skenën muzikore./21Media