Mitrovicasi rrahu gruan dhe fëmijët

I dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes

Dje është arrestuar një person në Mitrovicë, pasi që i njejti në vazhdimësi ka rrahur dhe keqtrajtuar bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, i dyshuari me sëpatë ka dëmtuar dhe ka kthyer disa orendi shtëpiake, si dhe dritaren dhe derën e hyrjes së shtëpisë.

“Të gjitha palët pas shoqërimit në Polici janë intervistuar, ku me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.”, bëhet e ditur në raportin e policisë./21Media

 

Back to top button