Zaev është takuar me kryeministrin grek

Zaev është takuar me kryeministrin grek

Pasdite në New York, kryeministri i Maqedonisë, Zaev, është takuar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, për herë të parë zyrtarisht pas ardhjes së Mitsotakis në pushtet.

Mitsotakis i tha Zaevit se zbatimi i vazhdueshëm dhe në kohë i Marrëveshjes së Prespës është thelbësore për promovimin e marrëdhënieve dhe sigurimin e një perspektive evropiane për Maqedoninë, raporton TV21.

Në takim, Mitsotakis i ka thënë Zaev-it se implementimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës, është kyçe për avancimin e raporteve dhe për sigurimin e perspektivës  evropiane për Maqedoninë.

Të dy bashkëbiseduesit kanë konstatuar se përparimi i bashkëpunimit ekonomik si dhe shkëmbimi i investimeve direkte janë në interes të qytetarëve dyja vendeve./21Media