Presidenti i Komisionit të Evropës, Jean Claude Juncker, deklaroi se ka ardhur koha që nga bisedat për Brexit të kalohet në marrëveshje konkrete

Presidenti i Komisionit të Evropës, Jean Claude Juncker, deklaroi se ka ardhur koha që nga bisedat për Brexit të kalohet në marrëveshje konkrete

Gjatë fjalimit në Parlamentin e Evropës, Juncker kërkoi nga britanikët që të jenë më të qartë dhe më konkret në lidhje me atë se si planifikojnë t’i shmangën rikthimit të kufirit të fortë në Irlandë, duke thënë se këtu nuk bëhet fjalë për një çështje irlandeze, por për një çështje evropiane.

“Pak më shumë se një vit nga largimi i planifikuar i Britanisë nga Bashkimi Evropian, tani ka ardhur koha që bisedat të shndërrohen në kontrata, që obligimet e marra të finalizohen me marrëveshje, që numri i madh i propozimeve dhe dëshirave për marrëdhëniet në të ardhmen të përkthehen në zgjidhje të realizueshme”, tha Junker.

Ai shtoi se kryeministrja e Britanisë, Theresa May, duhet të ofrojë më shumë qartësi për atë se si i shoh Londra marrëdhëniet me unionin në të ardhmen.

Junckeri foli në parapërgatitje të samitit evropian i cili do të zhvillohet më 22 dhe 23 mars në Bruksel, ku 27 shtetet anëtare të unionit pritet të marrin një qëndrim në lidhje me bisedat për marrëdhëniet mes unionit dhe Britanisë pas Brexitit, më saktë për çështjen komerciale.

Kjo fazë e rëndësishme e bisedave me Londrën ende nuk ka filluar./21Media