Poezi nga Dritëro Agolli

Poezi nga Dritëro Agolli

Mjegulli i dashurisë

Kur ikja larg, drejt teje vija,
kur vija afër, ikja larg,
për dreq më trembte largësia,
dhe afërsija bëhej çark.

As e kuptoja si të desha,
një mjegull pus, një çmenduri,
si një poet që shkruan vjersha,
dhe ndez një shkrepsë dhe i bën hi.

Dhe ndoshta kjo ish dashuria,
e çakërdisur kuturu,
për dreq më trembte largësia

dhe afërsia gjithashtu.