Poezi nga shkrimtari i njohur

Poezi nga shkrimtari i njohur

Dritero Agolli ishte shkrimtar dhe autor këngësh shumë i njohur, i cili ishte lindur në vitin 1931, ndërsa ka vdekur në vitin 2017. Ai ishte shkrimtar, publicist, veprimtar shoqëror, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Vepra më e rëndësishme idealizuese dhe njëherësh më e angazhuar e tij është poema “Nënë Shqipëri”.

Gjatë gjithë rrugës së vetë krijuese më se gjysmëshekullore, Dritëro Agolli ka qenë poeti i dhimbjes njerëzore dhe i filozofisë jetësore./21Media

Mjegulli i Dashurisë

Kur ikja larg ,drejt teje vija
Kur vija afër ,ikja larg
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia bëhej çark.

As e kuptoja si të desha
Një mjegull pus  ,një çmenduri
Si një poet që shkruan vjersha
Dhe ndez një shkrepse , i bën hi

Dhe ndoshta kjo ish dashuria
E çakërdisur kuturu…
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia gjithashtu.