Ky ekip mjekësor vjen në Kosovë për të 19 herë me radhë

Ky ekip mjekësor vjen në Kosovë për të 19 herë me radhë

Një ekip i mjekësve nga Suedia i udhëhequr nga Erkki Tarpila, nga data 23 deri më 27 shtator ka qëndruar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.

Sipas Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, janë kryer 9 operacione, një operim mikrokirurgjik, një rekonstruksion i gjirit dhe operime tjera nga lëmi i kirurgjisë rekonstruktive dhe kirurgjia e dorës.

“Ekipi i mjekëve suedez ka realizuar me dhjetëra vizita të tjera mjekësore për pacientët”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Ky ekip mjekësor vjen në Kosovë për të 19 herë me radhë dhe në përbërje të tij ka tre kirurg plastik, një mikrokirurg, një kirurg të dorës dhe një infermiere.

Kësaj here, ekipi nga Suedia ka sjellë edhe një VAC aparat, shumë i nevojshëm për trajtimin e plagëve kronike dhe të infektuara.

Ekipi i mjekëve nga Suedia ka premtuar se edhe në të ardhmen do të vijë për të ndihmuar pacientë e kirurgjisë plastike, e poashtu stafin mjekësor duke ndikuar në ngritjen dhe edukimin e tyre profesional./21Media