Ngjarje interesante

Ngjarje interesante

Nga syri i një indiani 70-vjeçar, mjekët kishin hequr një krimb të gjallë shtatë centimetra.

Kasu Patel nga një fshat në zonën Baruk të provincës Gujarat ishte ankuar për dhimbje në sy dhe kishte shkuar për vizitë te mjeku, transmeton rtv21.tv.

Pasi dy muaj vizitash të rregullta në spital, ai kishte kuptuar se diçka nuk ishte mirë dhe se ilaçet nuk po i ndihmonin. Pasi ishin bërë incizimet, një krimb i gjallë i ishte gjetur në sy.

“Ky është një rast jashtëzakonisht i rrallë. Krimbi ishte në një sipërfaqe të bardhë në sy. Faktori i moshës së pacientit u vlerësua dhe u shpjeguan faktorët e rrezikut. Operacioni shkoi mirë dhe një krimb shtatë centimetra i gjatë u hoq nga syri“, kishte sqaruar mjeku Milan Panchal.

Siç tha ai, krimbi kishte hyrë në rrjedhën e gjakut dhe ishte rritur në trup.

Mjeku beson se shkak mund të ketë qenë kafshimi i qenit, puna në fermë dhe të ngjashme. Ata besojnë se krimbi i kishte hyrë në trup 12 vjet më parë kur 70-vjeçari ishte kafshuar nga qeni./21Media