Mjeku abuzon me fotot e fëmijëve

Mjeku abuzon me fotot e fëmijëve

Një konsulent spitalor i cili u shëndrrua si një fotograf i pornografisë ndaj fëmijëve, është shpallur i pafajshëm nga gjykata.

Dr Richard Johnson, 54 vjeç, ishte një anestezist i njësisë së kujdesit intensiv derisa ai gabimisht ngarkoi  imazh të një fëmije në një faqe të mediave sociale.

Një hetim policor zbuloi se mjeku i martuar kishte gjithsej më shumë se 54,000 imazhe seksuale të fëmijëve në katër pajisje kompjuterike – 335 nga imazhet ishin kategoria A, shembujt më të këqij të mundshëm të abuzimit të fëmijëve.

Johnson, nga Halifax, West Yorks, e la punën e tij dhe i tregoi gruas për sekretin e tij të errët. Prokurori David Bradshaë tha që e gjithë kjo u zbuluar kur Policia e West Yorkshire u informua se një imazh i një fëmije ishte ngarkuar në Pinterest dhe Johnson ishte identifikuar me emailin e tij.

Unë pranoj që kam pasur një problem të madh me pornografinë, deri në atë pikë sa do ta klasifikoja si një varësi”, tha Johnson në intervistën e tij.

Ai pranoi se shikonte imazhet e fëmijëve për çdo ditë derisa më nuk mund ta kontrollonte veten dhe kishte kuptuar që kishte një varësi nga pornografia e fëmijëve, transmeton rtv21.tv.

Johnson u pranua fajtor për të gjitha veprat penale në rastin e parë dhe rrëfeu obsesionin e tij ndaj gruas së tij, miqve dhe kolegëve të punës, gjykata dëgjoi.

Përderisa ai ishte ndjerë shumë i turpuruar për atë që kishte bërë, ai kishte ndjekur vullnetarisht kurse me fondacionin “Lucy Faithful”, një organizatë e dedikuar për të parandaluar abuzimin seksual të fëmijëve.

Gjykata dëgjoi se Johnson kishte ndihmuar në ndërtimin e spitaleve për të varfërit në Uganda, Peru dhe Nepal.

Johnson u dënua me gjashtë muaj burgim dhe i dha urdhër për të përfunduar 250 orë punë të papaguara për komunitetin./21Media