Ia mbytën beben në bark padijenin e saj

Ia mbytën beben në bark padijenin e saj

Një mjek në Korenë e Jugut kreu një abort te gruaja e gabuar pasi e ngatërruan atë me dikë tjetër. Gruaja e paidentifikuar ishte shtatë javë shtatzënë kur shkoi në klinikë për të marrë disa shtesa ushqimore.

Por si doktori ashtu edhe infermierja – asnjëri prej të cilëve nuk është identifikuar – nuk arritën të kontrollojnë se kush ishte, duke i dhënë asaj anestezik para se të kryente abortin.

Policia njoftoi se tashmë ka filluar një hetim për zbardhjen, e cila ka ndodhur në 7 gusht, në një klinik në Gangesos.

Por pas një përzierje të dukshme të të dhënave të pacientëve, infermierja atëherë dyshohet se injektoi gruan me anestezi, pa konfirmuar identitetin e saj.

Mjeku atëherë kreu abortin, ndërsa pacienti mbeti i pavetëdijshëm. Nuk është e qartë se cila ishte metoda e abortit, por mendohet se ajo ishte kirurgjikale sepse gruas iu dha anestezion.

Të nesërmen, gruaja u kthye në spital pasi kishte një rrjedhje të përgjakshme, në atë moment u zbulua se fëmija i saj i palindur ishte abortuar.

Mjeku dhe një infermierja janë nën hetime për dyshimin e neglizhencës profesionale duke rezultuar me lëndime. Mjeku dhe infermierja kanë pranuar fajin e tyre”, thanë policia e Gangseos.

Aborti është i paligjshëm në Korenë e Jugut sipas ligjeve aktuale që duhet të ndryshojnë deri më 31 dhjetor 2020.

Gratë që kanë aborte mund të gjobiten dhe burgosen po ashtu edhe mjekët që kryejnë procedurën gjithashtu mund të përballen me burg – me përjashtime për shtatzënitë për shkak të përdhunimit ose incestit, ose nëse shtatzënia po kërcënon jetën e nënës.

Rreth 50,000 aborte u kryen në Korenë e Jugut vitin e kaluar, sipas Ministrisë së Shëndetit të vendit, por ka të ngjarë që është shumë më e lartë, deri në një milion./21Media