Personi është jashtë rrezikut për jetë

Personi është jashtë rrezikut për jetë

Një person i plagosur është sjellë në QKUK pas plagëve të marra në një fshat në kufi me Serbinë.

Këtë e ka konfirmuar për kallxo.com, mjeku kujdestar i Emergjencës, Ejup Govori.

Govori ka thënë  se personi është jashtë rrezikut për jetë dhe gjendja e tij është stabile.

Sipas mjekut, i plagosuri ka dy plagë dhe të dyja janë të shkaktuara me armë zjarri.

“Personi është sjellë në Emergjencë, është në dhomën e reanimimit dhe gjendja e tij është stabile. Pacienti i ka dy plagë, një plagë në pjesën e abdomenit dhe një në supin e djathtë dhe të dyja plagët janë të shkaktuara me armë zjarri. Ne i kemi bërë të gjitha analizat e nevojshme dhe CT dhe po presim për gjendjen e tij, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Govori.

Mjeku tha se nuk i di rrethanat e rastit përveç faktit se pacienti fillimisht ishte dërguar për tretman mjekësor në Kamenicë, pastaj në Gjilan, e prej atje është sjellë në QKUK./kallxo.com