Disa nga prapaskenat e programit festiv në RTV21

Disa nga prapaskenat e programit festiv në RTV21

Si çdo vit tjetër edhe këtë për pritjen e Vitit të Ri 2020, RTV21 ka përgatitur një program festiv me artistët më të pëlqyer nga publiku.

Njëri ndër programet festive të RTV21, me nikoqirë Blerona Zeqirin dhe Visar Kalludrën është duke u xhiruar sonte, e që duket se atmosfera është mjaft e mirë.

Në mesin e shumë artistëve është edhe këngëtarja e njohur, Loreta Kaçka-Lori, e cila premierë në këtë program solli këngën me titull, ”Mjerë dashnia”.

Një pjesë të kësaj kënge, dhe pak nga atmosfera e xhirimeve të programit festiv në RTV21 mund ta ndiqni më poshtë.

Me një fustan elegant ngjyrë të kuqe Lori në këto xhirime po shkëlqen. /21Media