Mjet i pashpërthyer në Bellanicë
Në komunën e Malishevës është gjetur një mjet i pashpërthyer
Policia njofton se dje në fshatin Bellanicë të komunës së Malishevës një person mashkull K/Shqiptar ka informuar se ka vërejtur një mjet të pashpërthyer.
”Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti i FSK-së dhe KFOR-it kanë larguar mjetin pa ndonjë incident”, njofton policia./21Media