MKRS ndan çmimet vjetore për muzikën për vitin 2021

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzikës, Ministria Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë çmimet vjetore në fushën e muzikës për vitin 2021.
Ceremonia u organizua në Kino Armata ndërsa filloi me performancën e Orkestrës Simfonike të Gjakovës, dirigjuar nga Pëllumb Vula.
Çmimi për vepër orkestrale- simfonike dhe koncentrale u nda për veprën “Constellation” me autor Drinor Zymberi dhe veprën “Viola Concerto” me autor Kreshnik Aliçkaj. Çmimi për vepër kamertale këtë vit iu nda, Fjolla Gashit për veprën “Mystral” dhe Ersan Januzit për veprën “Chaos”.
Ndërsa çmimi për vepër solistike dhe për duo iu nda dy kandidatëve, veprës “Fantasy” të autorit Mendi Mengjiqi dhe veprës “Tah” nga autori Bardh Dubovci. Po ashtu vepra “Mars” e Mendi Mengjiqi u shpërbly me çmimin për vepër korale acapella, ndërsa për vepër korale me shoqërim instrumental çmimin e mori autori Hajrullah Syla për veprën “The Matamorphosis”.
Anëtarë të jurisë profesionale ishin: Rafet Rudi, Vaso S. Tole dhe Ermir Bejo./21Media

Back to top button