Program kulturor dhe gatime tradicionale për gurbetqarët

Program kulturor dhe gatime tradicionale për gurbetqarët

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporiti, Kujtim Gashi, mori pjesë në manifestimin kulturor “Sofra e Gurbetqarëve” të organizuar nga Ansambli “Emin Duraku” aktivitet ky i cili, mbështete financiarisht nga kjo ministri.

“Sofra e Gurbetqarëve” u mbajt në Zhur.

Gashi tha se sofra i shtrohet gurbetqarëve në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi.

“Mirënjohje dhe falënderime për shumë bashkatdhetarë të cilët morën pjesë në organizimin kulturor ‘Sofra e Gurbetqarëve’. Viti i dytë që si ministri mbështesim manifestimin kulturor ‘Sofra e Gurbetqarëve’ si shenjë mirënjohje dhe falënderimi për bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë jashtë Kosovës. Kësaj radhe në Zhur, nën organizim të ansamblit ‘Emin Duraku’ gurbetqarët po përcjellin një program të larmishëm kulturor i cili është përgatitur enkas për ta, duke përfshirë edhe gatimet tradicionale. Mërgata jonë është më meritorja për zhvillimin e vendit tonë”, shkroi ministri në Facebook./21Media