Kërkohet edhe hetimi i akuzave të banorëve ndaj ministrit të Bujqësisë

Kërkohet edhe hetimi i akuzave të banorëve ndaj ministrit të Bujqësisë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti gjatë interpelancës për Rikallon edhe një herë kërkoi nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe qeveria që t’i sqarojë akuzat e banorëve se ministri i Bujqësisë Nenad Rikallo i kishte maltretuar ata në peridhën e luftës.

Hoti duke i cituar edhe deklaratat e banorëve të ndërtesës në lagjën “Dardania”, theksoi se këto akuza janë të larta.

Gjithashtu ai citoi edhe prokurorin e shtetit Aleksandër Lumezit duke thënë se janë nisur hetimet por nuk kanë asgjë konkrete lidhur me këtë rast.

Avdullah Hoti kërkoi mocion për shkarkimin e menjëhershëm të ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallo. Gjithashtu kërkoi që Institucionet e vendit t’i hetojnë akuzat e ngritura nga banorët e ndërtesës në lagjën “Dardania”./21Media