Nadia ka marrë pjesë edhe në videoklipe të artistëve shqiptarë

Nadia ka marrë pjesë edhe në videoklipe të artistëve shqiptarë

Sonte në emisionin “Fol Shqip Show” e ftuar ishte modelja nga Afganistani Nadia Sharifi, e cila duke folur shqip tregoi se ka shoqëri shqiptare dhe se ka vizituar një numër të madh të qyteteve të Kosovës.

Ajo tregoi se i ka pëlqyer Kosova dhe ushqimet tradicionale, shkruan rtv21.tv

Sharifi më tutje tregoi sakt se cilët numra i kanë qytetet e Kosovës.

Ndër të tjera, ajo tregoi që ka qenë në videoklipet e disa këngëtarëve shqiptarë./21Media