Adhuruesit e kritikojnë

Adhuruesit e kritikojnë

Amber Rose ka vendosur të ketë një kujtim të përhershëm të fëmijëve të saj.

Modelja 36-vjeçare është parë me një tatuazh goxha të madh në ballë ku shkruan “Bash” dhe “Slash”, emrat e dy djemve të saj.

Rose u fotografua me tatuazhin e ri fillimisht kur po bënte pazar, e cila ka marrë kritika të shumta edhe nga adhuruesit e saj.

Të lutem, thuaj që nuk është e vërtetë. Pse duhet të bëjë një njeri me mendje të shëndoshë këtë. Ajo ka një fytyrë të mahnitshme. Turp”, ka shkruar një ndjekës./21Media