Emine Cunmulaj e dëgjon me ëndje baladën e Ermal Fejzullahut

Emine Cunmulaj e dëgjon me ëndje baladën e Ermal Fejzullahut

Shumë shqiptarë të cilët arrijnë famë ndërkombëtare, nuk e harrojnë prejardhjen dhe njerëzit e tyre. Në mesin e kësaj liste është edhe modelja e famshme Emina Cunmulaj e cila pavarësisht famës së saj ndërkombëtare, shpesh herë përkrahë edhe artistët shqiptarë, shkruan rtv21.tv

Kësaj radhe, modelja ka publikuar në Instastory një video përmes së cilës tregoi se po e dëgjon këngën e fundit të Ermal Fejzullahut “Pa mu”.

“Tani kjo është mahnitëse”, ka shkruar modelja sipër videos së publikuar.

Kujtojmë se “Pa mu” është njëra ndër baladat më të pëlqyera të Ermalit, e cila ka arritur deri më tani mbi 2 milionë klikime në YouTube./21Media