Rhian sërish në Turqi

Rhian sërish në Turqi

Modelja britanike Rhian Sugden po feston përvjetorin e parë të martesës me aktorin Oliver Mellor.

Çifti simpatik ka përzgjedhur të kalojë pushimet në resortin e njëjtë në të cilin janë martuar në Turqi. Ky pushim ishte i nevojshëm sidomos pasi sipas Daily Mail, çifti kohët e fundit pësoi ‘goditje zemre’ kur mjekët u thanë se nuk ka gjasa që ata të mund ta bëjnë një fëmijë natyrshëm.

Ajo duket mjaft joshëse dhe e bukur në fotografitë e shpërndara në rrjete sociale. Rhian është shfaqur buzë detit me bikini ngjyrë të verdhë, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, modelja 33 vjeçare është martuar me aktorin Oliver Mellor në shtatorin e vitit 2018./21Media