Adrola ka përshëndetur fansat me dy foto të fëmijërisë

Adrola ka përshëndetur fansat me dy foto të fëmijërisë

Bukuroshja shqiptare Adrola Dushi, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka nisur punën për një karrierë ndërkombëtare atje.

Adrola është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, ku përveç fotografive jeta profesionale, herë pas here ndan me fansat e saj momente nga jeta private.

Së fundmi, Adrola ka përshëndetur fansat me dy foto të fëmijërisë. E para është e vitit 1994, kur ajo ishte vetëm 1-vjeçare, ndërsa e dyta, në vitin 2002, kur Adrola ishte 9-vjeçare.

Edhe si fëmijë, ajo duket shumë e bukur me një buzëqeshje të çiltër që ta merr zemrën./21Media