Një risi që ka frikësuar moderatorët e televizionëve

Një risi që ka frikësuar moderatorët e televizionëve

Agjencia Shtetërore e Lajmeve e Kinës, Xinhua ka prezantuar moderatorët e parë robotë me inteligjencë artificiale.

Nga jashtë robotët kanë pak dallim nga njerëzit nga edhe janë modeluar. Edhe pse Xinhua thonë se moderatorët kanë një “zë, shprehje fytyre dhe veprime të një njeriu të vërtetë“, moderatorët robotikë lexojnë çfarëdo që u shkruhet me një zë që duket më pak njerëzor se Siri apo Alexa, shkruan rtv21.tv.

Robotët mund të punojnë 24 orë në ditë. Ata janë prodhuar për qëllim që të ulin shpenzimet e të rrisin efiçiencën.

Të dy moderatorët robotikë të prezantuar janë modeluar nga gazetarë të vërtetë që punojnë në agjenci, Qiu Hao dhe Zhang Zhao, dhe ata përformojnë edhe veprime bazike njerëzore si mbyllja e syve dhe ngritja e vetullave.

Sipas storjes së Xinhua ata mund të kopjohen pafund, dhe mund të jenë pjesë e storjeve të shumta gjithandej, në të njëjtën kohë./21Media