Djalit ia kanë vënë emrin Alp

Djalit ia kanë vënë emrin Alp

Gazetari dhe moderatori i njohur, Abaz Krasniqi është bërë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Antigona u bënë prindër të një djali, të cilit ia vunë emrin, Alp, shkruan rtv21.tv

Gazetari i njohur i RTV21 përmes një postimi në facebook të bërë sot, ka treguar se ai dhe bashkëshortja e tij kanë fituar epitetin më të çmuar para tri ditëve.

Krasniqi ka treguar se takimi me të birin ishte i papërshkruar, duke shtuar se ashtu vazhdon të jetë secili moment.

Kujtojmë që Abazi dhe Antigona janë martuar në vitin 2017.

Ndryshe, Abaz Krasniqi, së pari ka rrëmbyer zemrën e shikuesve përmes emisionit “Shtëpitë e bukura të Kosovës”, pastaj përmes emisionit “Mbresë”, si dhe moderimit të emisionit të mëngjesit “Për ditë të mbarë”./21Media