Një aksident i vogël ka ndodhur gjatë një interviste pjesë e së cilës ishte Nicole Ritchie

Një aksident i vogël ka ndodhur gjatë një interviste pjesë e së cilës ishte Nicole Ritchie

Moderatorja Cat Greenleaf ka goditur aksidentalisht me shuplakë të ftuarën e saj gjatë një interviste që ishte bërë të dukej shumë spontane.

Ajo kishte ftuar aktoren, Nicole Richie dhe në një moment e pyeti për lajmin më të mirë që kishte dëgjuar gjatë javës.

Kur Richie u përgjigj për emrin e shfaqjes që zotëronte, atëherë moderatorja e ftoi që të bënin një përplasje me duar, rrëshqiti dhe e goditi në fytyrë, shkruan rtv21.tv.

Ishte një moment shumë shokues sepse 35-vjeçares i ranë syzet dhe u hutua, por më pas intervista vazhdoi njësoj pasi ajo nuk e mori për keq këtë veprim.

Ritchie është protagoniste e serisë “Candidly Nicole” qysh nga viti 2014, në të cilin është edhe producente ekzekutive.

Videon e intervistes mund ta shihni më poshtë, aksidenti ndodh brenda minutës së parë.

/21Media