Modriç do të qëndrojë në Real të paktën deri në verën e vitit 2021

Modriç do të qëndrojë në Real të paktën deri në verën e vitit 2021

Kapiteni i ekipit kombëtar të Kroacisë në futboll, Luka Modriç (33 vjeç), pothuajse është e sigurt se do të mbetet lojtar i “Real Madridit” të paktën deri në verën e vitit 2021.

Ndonëse, shumë media spanjolle ditëve të fundit shkruanin se kroati do të mund të largohet nga “Santiago Bernabeu” këtë verë, lojtari, i cili zyrtarisht është më i miri në botë për vitin 2018, do të marrë një kontratë të re, të cilën do t’ia ofrojnë krerët e “Realit”.

Informatat e fundit bëjnë të ditur se Modriç është i kënaqur me kushtet dhe me kontratën e re që do t’i ofrohet për të qenë pjesë e ekipit të trajnerit Zinedine Zidane.

Ai ka kaluar në “Real” në gusht të vitit 2012, duke u transferuar nga “Totenhemi”.

Që atëherë, ai ka regjistruar 303 ndeshje për klubin “mbretëror”, duke qenë një nga lojtarët kryesorë të ekipit gjatë fitoreve të shumta në skenën ndërkombëtare dhe atë spanjolle.