Mogherini paralajmëron lëvizje të rëndësishme në procesin e dialogut brenda një viti

Mogherini paralajmëron lëvizje të rëndësishme në procesin e dialogut brenda një viti

“Po shoh mundësinë që të ndodhë një lëvizje prej tash e deri në fund të vitit 2018. Madje edhe kjo më duket qartë sepse mund të kemi rezultate edhe më herët”, ka deklaruar shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini rreth dialogut Kosovë -Serbi.

Ajo ka thënë se tek palët ka parë vendosmëri të plotë që të shkohet tutje me dialog dhe se me implementimin e marrëveshjeve tashmë të arritura krijohet mundësia që të ndodhë kjo, sipas saj, “lëvizje e rëndësishme”.

Mogherini tha se dialogu po hyn në fazë të re dhe se aktualisht me të po merren presidentët e dy vendeve. Faza e re sipas Mogehrinit do sjellë edhe rezultate të reja.

Ndryshe shefja e diplomacisë evropiane u takua sotme kryeministren e Serbisë Ana Brnabiq ku dialogu ishte fokus i bisedave. Brnabiq u shpreh e lumtur që tani dialogun e udhëheqin presidentët, meqë të dytë tashmë kanë siç u shpreh ajo, memorie institucionale, dhe mund të vazhdojnë me procesin e bisedave pavarësisht rrethanave në vend siç janë periudhat e zgjedhjeve, raporton televizioni publik.

Ana Brnabiq tha se eventualisht qeveria e Serbisë do kyçet në dialog, sepse para së gjithash do duhet të impementojë secilën marrëveshje që e arrijnë president. Në këtë kuadër, ajo deklaroi se nuk ka problem që të takohet me homologun saj nga Prishtina Ramush Haradinajn, kurdo që të nevojitet.