Mogherini, nikoqire e takimit të Thaçit me Vuçiqit

Sipas kumtesës së Mogherinit presidentët e të dy shteteve do t’i këmbejnë pikëpamjet për vazhdimin e dialogut

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini të martën në Bruksel do të jetë nikoqire e një takimi joformal të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Mërtutje, në njoftimin nga Zyra së Mogherinit, theksohet se kjo bisedë bëhet pas takimeve dypalëshe gjatë Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që u mbajt mbrëmë në Dubrovnik.

Ata do t’i këmbejnë pikëpamjet për vazhdimin e dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe, po ashtu, për zhvillimet më të gjëra në rajonin e Ballkanit Perëndimor, theksohet në fund të një kumtese të shkurtër të Zyrës sëMogherinit./REL

Back to top button