Mogherini për herë të parë në Rusi

Federica Mogherini sot fillon vizitën zyrtare në Rusi

Shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini sot fillon vizitën e parë zyrtare në Rusi.

Shefja Mogherini do të takohet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov me të cilin do të diskututojë çështjen e Ukrainës, Sirisë dhe Libisë, si dhe marrëdhëniet dypalëshe BE-Rusi.

“Marrëdhëniet Rusi-BE po kalojnë nëpër një periudhë të ndërlikuar”, tha përmes një deklarate Ministria e Jashtme ruse.

Federica Mogherini ka marrë detyrën që nga 2014 me reputacionin e të qenët simpatizuese e Rusisë gjatë kohës sa ka qenë ministre e Jashtme e Italisë.

Back to top button