Mogherini: Përkundër vështirësive ka progres në negociatat Kosovë-Serbi

“Po përparojmë negociatat mes Serbisë dhe Kosovës”

Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini deklaroi se pavarësisht nga vështirësitë, ka pasur përparim në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës.

Mogherini tha për gazetën Politiko, se ajo e konsideron suksesin e saj më të madh  marrëveshjen bërthamore me Iranin, por vuri në dukje se nuk mund të harrojë punën në Ballkan.

“Pavarësisht nga të gjitha vështirësitë, po përparojmë negociatat mes Serbisë dhe Kosovës në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të mund t’i japim fund konflikteve në Ballkani”, ka thënë ajo.

Back to top button