Mohamed Salah nënshkruan kontratë të re me Liverpoolin

Sulmuesi 30-vjeçar Mohamed Salah kishte vetëm një vit të mbetur në marrëveshjen e tij të mëparshme dhe kishte pasur dyshime nëse ai do të qëndronte. Salah ka shënuar 156 gola në 254 paraqitje gjatë pesë viteve të tij në Anfield që kur u transferua nga Roma.
Salah ka nënshkruar kontratë të re me Liverpoolin deri në vitin 2025. Egjiptiani u ka dhënë fund spekulimeve për një largim nga Anfield duke nënshkruar kontratë të re me The Reds.
“Ndihem mirë dhe jam i emocionuar për të fituar trofe me klubin. Është një ditë e lumtur për të gjithë. Ne jemi në një pozicion të mirë për të luftuar për gjithçka”, tha ai./21Media

Back to top button