Në kuadër të gjiros së pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve Velux, u zhvillua ndeshja Orlen Wisla Plock – MOL-Pick Szeged

Në kuadër të gjiros së pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve Velux, u zhvillua ndeshja Orlen Wisla Plock – MOL-Pick Szeged

Pas 30 minutave të para, epërsia i takoi mysafirëve, megjithëse ishte një pjesë shumë e barabartë e me rezultat të përafërt deri në fund, shkruan rtv21.tv.

Edhe pjesa e dytë i takoi skuadrës nga Hungaria, duke përfunduar ndeshjen me 6 gola epërsi, me rezultat final 27 me 33.

MOL-Pick Szeged tani renditet në vendin e tretë me 7 pikë, mirëpo ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se skuadrat tjera, ndërsa Orlen Wisla Plock renditet në vendin e parafundit me vetëm një pikë, aq sa ka edhe IFK Kristianstad që gjendet në vendin e fundit./21Media