"Shumë mirë që dolën videot..."

“Shumë mirë që dolën videot…”

Pas publikimit të pamjeve të përleshjes fizike që ndodhi më 11 shtator mes kandidatit për deputet të PSD-së, Dardan Molliqaj dhe kandidatit për deputet të VV-së, Haki Abazi, reagoi Molliqaj.

Ai përmes një shkrimi në Facebook tha se u bë shumë mirë që dolën videot dhe se ai nuk fshihet.

“Shumë mirë që dolën videot. Tash ndalen të gjitha spekulimet. Një subjekt që u paraqit si viktimë dhe ndërtoi konspiracione bashkë me një televizion, po dalin hapur si mashtruesit e radhës. Shpifin në emisione; sulmojnë vetë pas emisioneve; ikin me vrap pastaj dhe në fund tentojnë të paraqiten si viktima. Mua më vjen keq për situatën e krijuar por asnjëherë nuk do të ndalem duke ia thënë të vërtetën secilit. Unë nuk fshihem. As nuk mashtroj. As nuk viktimizohem. Luftoj për atë që besoj.”, shkroi Molliqaj në Facebook.

Gjersa, në anën tjetër Lëvizja Vetëvendosje kërkoi nga policia e prokuroria të marrin masa ndaj Molliqajt./21Media