Ende askush nuk është ankuar në PZAP

Ende askush nuk është ankuar në PZAP

Dardan Molliqaj,  nga PSD ka publikuar një video në rrjetet sociale përmes së cilës pretendon se Vetëvendosje po vjedh votat e diasporës. Në video një person thotë se janë duke i plotësuar rreth 50 fletëvotime.

“Dikur, nga panika prej humbjes, PDK vidhte vota dhe kjo dëshmohej edhe me videoinçizime. Sot duke e parë që s’ka as një mundësi që të fitojë, VV-ja po vjedh votat e diasporës dhe kjo mund të shihet në këtë video. Prandaj kam thënë dhe do ta them: VV nuk është asgjë më shumë se sa një PDK 2.0.”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Mul Desku nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për portalin rtv21.tv tha se sa i përket këtij rasti ende askush nuk është ankuar në PZAP.

Ndërsa Shkodran Hoti nga PSD tha për RTV21 se video është marrë nga një portal  dhe Dardan Molliqaj vetëm e ka ri-shpërnda videon. Ai pret që fletëvotimet të shpallen të pavlefshme.

Për këtë rast, KQZ  dje ka deklaruar : “ Ne si KQZ i bëjmë të gjitha ato që na lejon ligji. Pra, bëjmë vërtetimin e dokumenteve të cilat i bashkëngjiten këtyre votave, ndërkaq çështja e manipulimit pastaj, mund të jetë objekt i shqyrtimit nga ana e Prokurorisë dhe Policisë”.

Ndërsa Policia e Kosovës tashmë veç ka filluar hetimet rreth këtij rasti, konfirmon për rtv21.tv, Daut Hoxha.

Vjedhja e votave të diasporës nga VV. Ju ftoj që ta shpërndani.

Dikur, nga panika prej humbjes, PDK vidhte vota dhe kjo dëshmohej edhe me videoinçizime. Sot duke e parë që s'ka as një mundësi që të fitojë, VV-ja po vjedh votat e diasporës dhe kjo mund të shihet në këtë video. Prandaj kam thënë dhe do ta them: VV nuk është asgjë më shumë se sa një PDK 2.0. Ju ftoj që ta shpërndani këtë video.

Gepostet von Dardan Molliqaj am Dienstag, 24. September 2019

 

Votimi përmes postës ka filluar më 19 shtator dhe do të përfundojë me 5 tetor, një ditë para datës së mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë./21Media