Moment historik, një femër në krye të Kuvendit e pesë në krye të ministrive

Çitaku deklarohet pas zgjedhjes së Osmanit si kryeparlamentare

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku e ka përshëndetur zgjedhjen e Vjosa Osmanit në krye të Kuvendit. Po ashtu, Çitaku ka mirëpritur faktin që 5 ministri do të udhëhiqen nga gratë. Ambasadorja e Kosovës në SHBA ka vlerësuar se ky është moment historik.

“Vjosa është gruaja e parë që shërben si Kryetare e organit më të lartë legjislativ në Kosovë. Ky moment historik është në krye të emërimit të 5 grave të mahnitshme si ministre. Një ditë e veçantë për gratë në Kosovë”, ka shkruar Çitaku.

Osmani ka marrë 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. 67 deputetë ishin të pranishëm në sallë me rastin e votimit.

Ndërsa ministritë që do të udhëhiqen nga gratë janë: Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu, Ministria e Ekonomisë – Rozerta Hajdari, Ministria e Arsimit – Hykmete Bajrami dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit – Vlora Dumoshi. /21Media

Back to top button