Moment i tmerrshëm, aeroplani kaplohet nga flakët

Shkak i këtij incidentit besohet se ishte një zog

Një moment i tmerrshëm u xhirua kur një aeroplan u kaplua nga zjarri pasi që një zog fluturoi në një nga motorët e tij.

Një nga pasagjerët e tmerruar xhiroi incidentin, i cili ndodhi menjëherë pas ngritjes nga Panama më 31 janar.

Ky incident u xhirua nga Cesar Luciano dhe u postua në llogarinë e tij Instagram, kjo video tregon flakët që kapluan aeroplanin.

Flakët u shfaqen pranë dritares së tij ndërsa avioni fluturonte mbi fshatrat e Panamasë – para se britmat të dëgjohen në sfond, transmeton rtv21.tv.

“Asnjëherë më parë nuk kam kaluar kaq shumë mendime në kokë në një kohë kaq të shkurtër. Mendova se këto gjëra ndodhin vetëm në filma”, tha Luciano duke përshkruar përvojën traumatike.

Aeroplani u kthye në Aeroportin Ndërkombëtar të Tocumen pasi piloti u alarmua për zjarrin dhe një hetim është duke u zhvilluar.

Raportet lokale thonë se një zog fluturoi në një nga motorët e aeroplanit, gjë që shkaktoi zjarrin në fluturimin “Copa Airlines”.

Një zëdhënës i linjës ajrore tha për Kienyke se kapiteni ndoqi protokollet e sigurisë të vendosur dhe u ul pa probleme./21Media

Back to top button