Vazhdon festa e ditëlindjes

Vazhdon festa e ditëlindjes

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila të enjten (më 22 gusht) mbushi 24 vjet, po vazhdon festën e ditëlindjes me të dashurin në Malibu.

Në disa fotografi të cilat janë publikuar së fundmi, shihet Dua Lipa duke u puthur me të dashurin e saj të ri, Anwar Hadid.

Ndryshe, Dua Lipa është bërë fytyrë reklamuese e parfumit “Libre” të gjiganit YSL.

Në fillim të muajit gusht të këtij viti Dua ishte në Kosovë, në festivalin e saj “Sunny Hill”, ajo elektrizoi publikun kur me reperin Gashi vallëzuan “Shotën” teksa Dua ishte e mbështjellur me flamurin kombëtar./21Media